Situata gjatë protestës në Tiranë është tensionuar më tej, pasi efektivët e policisë kanë qëlluar me gurë në drejtim të gazetarëve, të cilët po ndiqnin nga afër zhvillimet në terren.
Gazetarët ndodhen në terren për të informuar publikun mbi zhvillimet e protestës. Ndërkohë protestuesit kanë gjuajtur edhe me shkopinj efektivët. Tirana është në kaos, teksa fokusi është që protestuesit të shkojnë tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Burimi: report.al




Leave a Reply