Protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë hedhur molotovë në katin e parë të godinës së Komisariatit nr. 3 të Policisë, teksa marshonin në zonën e “Mine Pezës”.
Siç shihet në pamjet filmike, flakët janë përhapur në pjesën e parë të godinës, e cila është zona e recepsionit, pasi protestuesit hodhën molotovë në drejtim të saj.
Efektivët kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët me fikëset e zjarrit që ndodheshin në godinë. Sipas Top Channel, nga zjarri janë lënduar disa efektivë policie; një efektiv shprehet se “ka shumë të lënduar”.
Burimi: report.al




Leave a Reply