Është anuluar vizita zyrtare që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të zhvillonte në Vjenë të Austrisë të hënën, datë 19 tetor 2026. Lajmi është bërë i ditur nga OTS.at, një portal austriak për publikimin dhe shpërndarjen e njoftimeve për shtyp.
Anulimi i vizitës vjen pas protestave të dhunshme që po zhvillohen prej 6 ditësh në Shqipëri, ku protestues të maskuar kanë sulmuar me gurë e molotovë institucionet, bankat, bizneset private dhe efektivët e Policisë.
Kryeministri Rama ishte parashikuar të pritej nesër me nderime ushtarake nga kancelari austriak Christian Stocker.
Burimi: Shqiptarja.com (Report TV)




Leave a Reply