Drejtoria e Policisë ka dhënë deklaratën zyrtare të plotë për ditën e pestë të protestave: njësia RENEA u angazhua të shtunën pasi salla operative mori telefonatë se persona të armatosur mes turmës po qëllonin.

Në Tiranë u shoqëruan 54 persona (27 të arrestuar, 27 të proceduar), në Shkodër e Vlorë 19 të proceduar, ndërsa 37 efektivë mbetën të lënduar. Policia sekuestroi një karikator me fishekë luftarakë, dy bomba Molotov, vida e sfera metalike, dhe mohoi zërat për oficerë të huaj në drejtimin e protestave.

Burimi: Shqiptarja.com (Report TV)