Dita e gjashtë e protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar pasditen e sotme: protestuesit hodhën gurë dhe molotovë ndaj policisë dhe shkulën pllakat e trotuarit, duke i hedhur drejt godinës.

Policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë, shoqëron disa protestues, dhe turma filloi të shpërndahej drejt qendrës së qytetit.

Burimi: Top Channel / report.al