Protesta e ditës së gjashtë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është tensionuar: pasi nisi me këngë e valle, protestuesit kanë filluar hedhjen e gurëve.

Një gazetare mbeti e lënduar — guri e kapi në pjesën e barkut, duke e lënë në gjendje thuajse lipotimie — dhe ambulanca mbërriti në vendngjarje për t’i dhënë ndihmën e parë.

Burimi: Top Channel