Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar sot largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar dorëheqjen e tij si kusht të panegociueshëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Blushi deklaroi se “koha e fjalëve ka mbaruar, durimi ka shteruar” dhe se ndryshimi i vërtetë nuk vjen duke ruajtur status quo-në, por nis me largimin e Ramës.
Ai kundërshton çdo mundësi kompromisi, marrëveshjeje apo negociate politike që do t’i jepte mundësi kryeministrit të qëndronte në pushtet, duke akuzuar këdo që pranon të ulet në tryezë me Ramën se ose i shërben interesave të tij, ose dëshmon verbëri politike, ose është thjesht një “patronazhist me maskë”.
Burimi: Shqiptarja.com




Leave a Reply