Dy grupe protestuesish janë takuar orët e fundit me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, i cili duket se për herë të parë po merr një rol deciziv në situatën e jashtëzakonshme që ka përfshirë vendin këtë javë.
Raportohet se Begaj ka takuar në dy orare të ndryshme, dy grupe të ndryshme protestuesish. Në të dyja rastet, ata kanë dalë me kërkesa konkrete për Presidentin, në kushtet kur ai ka tagrin të veprojë.
Protestuesit kanë kërkuar që Begaj të dekretojë një qeveri kujdestare me mandat njëvjeçar, të shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme.
Në takime është shtruar dhe kërkesa e 135 ditë protestë: asnjë individ i cili ka marrë dy mandate qeverisëse të mos rikandidojë për kryeministër, edhe nëse një mandat ose të dy nuk i ka përfunduar.
Burimi: Fiks.al / News24




Leave a Reply