Pas shpërndarjes së protestuesve, policia ka ndërmarrë një valë arrestimesh nëpër rrugët e Tiranës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë bërë arrestime me forcë të disa protestuesve pranë xhamisë së “Et’hem Beut” në sheshin “Skënderbej”. Sipas raportimit, njëri ndaj policëve ka goditur një protestues, teksa ndërhyrja e të tjerëve ka bërë që dhuna të mos precipitojë.

Ofensiva e madhe që policia ndërmori, bëri që edhe protesta e sotme të mbyllej më shpejt seç pritej.

Burimi: Top Channel