Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të dokumentuar provat për çfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotme gjatë protestës.

Gjatë raportimit për emisionin “Shqipëria Live”, gazetarja Kristi Gongo shprehet se në terren janë të shumtë oficerët që fotografojnë provat. Oficerët u kapën nga kamerat e Top Channel duke marrë prova edhe te makina që u dogj gjatë përplasjes së fortë mes policisë dhe protestuesve në bulevard.

Burimi: Top Channel