Një i ri, i cili dyshohet se është 16 vjeç, është arrestuar me forcë nga efektivët e FNSH-së pranë Ambasadës së Zvicrës në zonën e Bllokut, ndërsa policia vijon ndjekjen e protestuesve nëpër rrugët e Tiranës.

Momenti i arrestimit është filmuar live nga Top Channel, teksa gazetarët e pranishëm bënin thirrje që i riu të mos dhunohej. Sipas raportimit, disa policë bënë thirrje që të miturit t’i lirohej, por vendimi final qe ndryshe — ai u shoqërua me forcë.

Bashkë me të riun është arrestuar edhe një djalë tjetër, shok i të arrestuarit të parë.

Burimi: Top Channel