Protestuesit ishin ulur në hyrje të “Rrugës së Dibrës” dhe disa prej tyre po vidhnin biznese, kur forcat e policisë erdhën nga Rruga e Barrikadave. Në kryqzimin e këtyre rrugëve ka ende biznese të hapura, ndërsa flakadanë dhe 3 kosha mbeturinash po digjen.

Policia u është vënë pas protestuesve që janë shpërndarë nëpër qytet dhe nëpër rrugica — efektivët kanë edhe pushkë që gjuajnë fishekë gome, ndërsa protestuesit sulmojnë me gurë; autoritetet po përdorin edhe gaz lotsjellës.

Burimi: Shqiptarja.com (Report TV)