Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas ngjarjeve të mbrëmjes, ku flakët prekën Gjykatën e Lartë dhe sipas informacioneve u dëmtua edhe hyrja e Bankës së Shqipërisë. “Dy institucione të pavarura. Asnjëri nuk është zyrë e qeverisë. Të dy i shërbejnë vendit dhe qytetarëve”, theksoi Gogu.
Ministri dënoi aktet e dhunës, duke bërë dallimin mes protestës dhe dëmtimit të institucioneve: “Edhe ata që protestojnë, edhe ata që janë të zemëruar me qeverinë, kanë të njëjtën të drejtë për drejtësi. Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk është protestë”.
Gogu falënderoi zjarrfikësit, shprehu solidaritetin me gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës së Lartë dhe konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për mbështetje brenda kompetencave ligjore, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit: “Njerëzit nuk duhet të paguajnë çmimin e dhunës. Dera e drejtësisë duhet të mbetet e hapur për të gjithë”.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply