Lajm i mirë vjen nga spitali për 53-vjeçarin me inicialet S.K., i cili ra pa ndjenja në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u transportua me autoambulancë drejt QSUT-së.
Doktori Euglert Karriqi, mjek i Urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, bëri të ditur se pacienti është i vetëdijshëm, nuk paraqet deficite neurologjike dhe ka parametra jetësorë të qëndrueshëm. Ai ndodhet nën monitorim mjekësor, po merr trajtim mbështetës dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme.
Në një video të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, 53-vjeçari shihet nën trajtimin e mjekëve dhe është në gjendje të komunikojë: “E kam familjen në Athinë… Familjen nuk e kam këtu”, dëgjohet të thotë ai.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply