Pas një situate që po dilte jashtë kontrollit, policia ndërmori një operacion me një numër tejet të madh forcash që mësynë drejt protestuesve. Disa furgona policie të mbushur me efektivë dhe të tjerë me shkopa gome në duar kanë mësyrë, duke bërë dhjetëra shoqërime.
Ndërkohë, në një pjesë të gjelbëruar mes Piramidës dhe Kryeministrisë, një burrë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore — atij po i bëhet masazh kardiak për ta rikthyer në kushte optimale. E gjithë ngjarja po zhvillohet në sytë e drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i pranishëm në bulevard. Një vajzë gjithashtu është në vështirësi fizike dhe po merr ndihmën e parë nga të pranishmit.
Pas afro 15 minutash në gjendje të rëndë shëndetësore, autoambulanca mbërriti në bulevard. Pavarësisht ndërhyrjes së të pranishmëve me mjete rrethanore dhe masazh kardiak, personi sërish nuk arriti të përmendej — mjekët e futën në ambulancë pa ndjenja, në gjendje të rëndë. Prurja e informacionit rreth gjendjes së tij pritet në vijim.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply