Ka nisur përshkallëzimi i protestës para Ministrisë së Arsimit, në ditën e pestë të tubimeve në Tiranë. Protestuesit kanë mbledhur koshat e plehrave para godinës së ministrisë dhe u kanë vënë flakën në mes të rrugës, duke krijuar një lloj bllokade përballë efektivëve të policisë.
Në një akt simbolik, protestuesit i kanë vënë flakën edhe një valixheje — si simbol i emigrimit — dhe e kanë hedhur brenda oborrit të Ministrisë së Arsimit. Më herët ata kishin shkulur pllakat e trotuarit pranë godinës dhe i kishin hedhur në mes të rrugës.
Protesta, e cila nisi me përplasje verbale me efektivët — ku protestuesit kërkuan llogari për dhunën e djeshme ndaj 21-vjeçarit — po zhvillohet mes tensioneve në rritje. Pritet të shihet nëse policia do të ndërhyjë.
Burimi: Report TV / Top Channel




Leave a Reply