Një protestues është përplasur verbalisht paraditen e sotme me një grup policësh, duke u kërkuar llogari për një episod të regjistruar gjatë ditës së djeshme, kur një efektiv shtyu me forcë një protestues 21-vjeçar.
Sipas Report TV, 21-vjeçari vijon të jetë i shtruar në spital, në repartin e Neurokirurgjisë.
“Ku është komandanti? Të vijë të marrë përgjegjësinë për vartësin e vet që hodhi dikë në rrugë. Komandant? Nuk duhet të rrihen njerëzit. I keni arrestuar fëmijët pa të drejtë fare, duke ecur rrugëve”, u shpreh protestuesi.
Episodi vjen në ditën e pestë të protestave, ndërsa protestuesit mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit dhe policia qëndron në gatishmëri.
Burimi: Report TV




Leave a Reply