TIRANË — Protesta e dhunshme po shtrihet jashtë kryeqytetit.

Në Shkodër, një efektiv policie është futur në operacion për dëmtim në kokë të pësuar gjatë protestës.

Në Durrës, janë plagosur nëndrejtori i Policisë bashkë me 5 efektivë të tjerë.

Ndërkohë në Tiranë, një protestues ka mbetur pa ndjenja gjatë shpërndarjes së turmës, ndërsa Kryeministria është sulmuar sërish.

Burimi: Report TV