Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite goditi me avionë luftarakë objekte të naftës në zonën Al Sabaha, në perëndim të kryeqytetit jemenas Sana, duke shkaktuar një përshkallëzim të ri të konfliktit me rebelët Houthi. Zëdhënësi ushtarak i Houthive, Yahya Saree, paralajmëroi një përgjigje të ashpër dhe u bëri thirrje punonjësve të largohen nga instalimet e gjigantit shtetëror Aramco, përfshirë selinë në Dammam, një rafineri në Riad dhe aeroportin ndërkombëtar King Khalid. Disa kompani ajrore ndërkombëtare pezulluan fluturimet drejt Arabisë Saudite për shkak të rrezikut të sigurisë.

Burimi: Newsmax Balkans