Në pikën kufitare Tabanoc janë zbuluar disa lloje substancash narkotike dhe psikotrope te një shtetas gjerman, gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit personal. Analizat laboratorike konfirmuan hashash, amfetaminë, MDMA dhe THC, ndërsa rasti është dokumentuar edhe me kamerat trupore të doganierëve dhe ka përfunduar me kallëzim penal në Prokurorinë e Kumanovës.
Burimi: Press Online




Leave a Reply