Një nëntëvjeçar është sulmuar fizikisht nga disa të mitur në një fushë sportive të një shkolle të mesme në Tetovë mbrëmjen e 12 tetorit, ku njëri prej tyre ka përdorur edhe një send druri. Fëmijës i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike të Tetovës, ku i është konstatuar lëndim i rëndë trupor.

Burimi: Tetovo Info