Partizani ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Florin Bratu pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, ku në gjashtë ndeshje grumbulloi vetëm katër pikë. Humbja 1-3 në derbi ndaj Tiranës u bë pika vendimtare; ekipën do ta drejtojë përkohësisht Alfred Deliallisi nga Partizani B, ndërsa drejtuesit po shqyrtojnë kandidatura, kryesisht nga Kroacia.

Burimi: newsport.al