Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim do të pësojë një disfatë vendimtare, duke e akuzuar partinë shqiptare se nuk dëshiron reforma në vend.

Sipas Mickoskit, BDI së bashku me LSDM-në e kanë shkatërruar Maqedoninë me korrupsion gjatë viteve të qeverisjes së tyre. Ai theksoi se të dyja partitë kanë bllokuar çdo përpjekje serioze për reforma, duke e mbajtur vendin peng të interesave të tyre.

Kryeministri akuzoi më tej BDI-në se në dy dekada pushtet nuk ka ofruar asnjë projekt serioz për shqiptarët. “Për 20 vjet në pushtet, BDI nuk solli asnjë projekt të vërtetë për shqiptarët — vetëm premtime boshe dhe pasurim personal”, deklaroi Mickoski.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në prag të përballjeve të reja politike, ndërsa BDI, tashmë në opozitë, kërkon të rikthehet si faktor vendimtar në skenën politike të vendit.

Burimi: telegrafi.com