Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, vazhdon eksperimentin me formacionin kuqezi, duke bërë dy ndryshime për ndeshjen ndaj San Marinos në “Air Albania”.
Në portë, Dajsinani merr vendin e Etrit Berishës, i pezulluar pas kartonit të kuq ndaj Finlandës, ndërsa në mesfushë Shehu aktivizohet nga minuta e parë në vend të Ramadanit.
Maran vijon testimin në krahun e majtë të mbrojtjes me dyshen Mitaj-Pilon, një kombinim që tekniku italian duket se po e përgatit seriozisht për sfidat vendimtare ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.
Për kuqezinjtë fitorja është detyrim, por rëndësi të veçantë ka edhe diferenca e golave, duke parë garën e ngushtë në grup.
Burimi: albaniaexpress.al




Leave a Reply