Një shtetas shqiptar është arrestuar në Nju-Jork pas 25 vitesh në kërkim ndërkombëtar, duke i dhënë fund një prej ndjekjeve më të gjata të drejtësisë shqiptare.
I arrestuari ishte dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje të kryera në Shqipëri në vitet ’90, por kishte arritur t’i shpëtonte drejtësisë duke u fshehur në Shtetet e Bashkuara me identitet të rremë.
Arrestimi u bë i mundur falë bashkëpunimit mes autoriteteve amerikane dhe Policisë shqiptare, në kuadër të operacioneve të përbashkëta kundër krimit të organizuar.
Pritet që procedurat e ekstradimit të nisin së shpejti, ndërsa i arrestuari do të përballet me vuajtjen e dënimit në Shqipëri.
Burimi: albaniaexpress.al




Leave a Reply