Kosova po kalon një ditë vendimtare politike, teksa skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë kreun e shtetit brenda afatit, vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Paralelisht mbetet pezull votimi përfundimtar i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. PDK kërkon që fillimisht të votohet ligji për Specialen e më pas presidenti, ndërsa Vetëvendosje ka kërkuar rendin e kundërt.
Për orën 12:00 është thirrur një protestë para Kuvendit, me kërkesën që deputetët të miratojnë përfundimisht ndryshimet për Specialen. Policia ka shtuar praninë e saj në rrugët e Prishtinës, por situata paraqitet e qetë.
Takimi i djeshëm mes kreut të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit Albin Kurti dështoi të prodhonte një marrëveshje për të dy çështjet, duke e lënë vendin në prag të një krize të re institucionale.
Burimi: report-tv.al




Leave a Reply