TIRANË – Blerja e një shtëpie me kredi mbetet e vetmja mundësi për shumë familje shqiptare për të zgjidhur nevojat e tyre për strehim, çka i ka kthyer kreditë për banesa në një nga produktet bankare më të ofruara. Por si ndryshojnë normat e interesit për këto kredi?
Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, norma e interesit për kreditë e reja në lekë qëndroi në 8.9%, ndërsa ajo për kreditë në euro në 7.9%. Normat mesatare për të gjithë periudhën ishin respektivisht 9.4% dhe 8.1%, pa ndryshim nga nivelet mesatare të regjistruara në gjashtë muajt e mëparshëm.
Një trend i dukshëm gjatë periudhës ishte rritja e normave të interesit për kreditë konsumatore të shprehura në euro. Gjatë dy viteve të fundit, normat e interesit për kreditë konsumatore kanë qenë më të ulëta për kreditë në euro, ndërsa për kreditë për blerje shtëpie normat kanë qenë më të ulëta në monedhën vendase. Në fund të periudhës, normat e interesit për kreditë për blerje shtëpie qëndronin në 3.8% në lekë dhe 5.0% në euro.
Sipas bankës qendrore, në tremujorin e dytë të vitit bankat lehtësuan standardet e kreditimit dhe rritën normat e miratimit për kreditë dhënë individëve. Bankat e lidhën lehtësimin e standardeve me rritjen e konkurrencës brenda sistemit bankar dhe me gatishmërinë më të madhe për të marrë rrezik.
Në tremujorin e tretë, bankat presin që kërkesa për kredi nga individët të mbetet e lartë, si për financimin e konsumit, ashtu edhe për blerjen e shtëpive – një sinjal se tregu i pasurive të paluajtshme vijon të jetë një nga motorët kryesorë të kreditimit në vend.
Burimi: Euronews Albania




Leave a Reply