Nesër, më 11 tetor, Maqedonia e Veriut feston Ditën e Kryengritjes Popullore, festë shtetërore që përkujton fillimin e kryengritjes së popullit maqedonas kundër fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 11 tetor 1941.
Sipas historiografisë maqedonase, kryengritja nisi në Prilep natën e 11 tetorit 1941 dhe vazhdoi deri në fund të vitit 1944. Festa festohet si festë kombëtare që nga viti 1945, fillimisht në kuadër të Maqedonisë socialiste si pjesë e Jugosllavisë, e më pas në Maqedoninë e pavarur.
Qendra e kremtimeve tradicionale është Prilepi, ku ndodhet Muzeu Memorial “11 Tetori 1941”, i vendosur në ndërtesën e ish-drejtorisë bullgare të policisë, si dhe busti-monument i Dushko Naumovskit dhe Tuma e të Pavarrosurve (Mogila na nepobedenite) në Parkun e Revolucionit, e ndërtuar në vitin 1961 në nder të dëshmorëve dhe partizanëve të rënë.
Kremtimet përfshijnë tubime, koncerte, ngjarje sportive dhe ndarje çmimesh në të gjithë vendin, ndërsa institucionet shtetërore dhe shkollat organizojnë programe përkujtimore. Si festë shtetërore, 11 tetori është ditë pushimi për administratën dhe pjesën më të madhe të sektorëve.
Festa e 11 tetorit është një nga datat më të rëndësishme të kalendarit shtetëror të Maqedonisë së Veriut, së bashku me Ditën e Republikës (2 gusht), Ditën e Pavarësisë (8 shtator), Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase (23 tetor) dhe Ditën e Shën Klimentit të Ohrit (8 dhjetor).
Burimi: Wikipedia




Leave a Reply