Koalicioni VLEN ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e 18 tetorit në Bërvenicë, duke u ndalur në Çellopek pas Tenovës, me kandidatin Jakup Huseini në krye.

Në tubim u bë thirrje për mobilizim të plotë deri më 18 tetor, me mesazhin se “18 tetori është gjithnjë e më afër”. Aktivitetet në terren po intensifikohen në të gjitha vendbanimet e komunës.

VLEN synon fitoren në Bërvenicë përballë kandidatit të Aleancës Kombëtare për Integrim, Arkin Jahiji.

Burimi: Press Online