VLEN ka zyrtarizuar kandidaturën e Jakup Huseinit për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 tetorit 2026, pasi ndërroi jetë kryetari i kësaj komune, Ivica Ilievski.
Huseini është magjistër i shkencave juridike dhe aktualisht punon si nëpunës shtetëror në Komunën e Bërvenicës. Nga VLEN theksojnë se përvoja e tij profesionale dhe puna e drejtpërdrejtë me banorët i kanë dhënë njohje të plotë me nevojat dhe sfidat e komunës.
“Nga dita e parë mund të jetë në shërbim të tyre dhe të fillojë punën me përgjegjësi konkrete”, thuhet në kumtesën e VLEN-it.
Burimi: Press Online




Leave a Reply