Koalicioni VLEN pritet të marrë pozicionet e zëvendësministrave në dikasteret e Shëndetësisë dhe të Politikës Sociale, pas bisedimeve dhe marrëveshjes së arritur me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Burime nga koalicioni konfirmojnë se propozimet konkrete me emrat e kandidatëve i janë dorëzuar tashmë kryeministrit për konfirmim përfundimtar. Ndryshimet vijnë si rrjedhojë e riorganizimit të kabinetit qeveritar në korrik, gjatë të cilit VLEN mbeti pa drejtimin e këtyre dy ministrive.

Për të marrë këto dy poste pa ndryshuar peshën në qeveri, VLEN do të duhet të heqë dorë nga dy pozita të tjera – zëvendësministri në Bujqësi dhe ai në Kulturë. Mickoski ka paralajmëruar se rokadat do të përmbyllen brenda gjysmës së dytë të tetorit.

Burimi: Porta7