Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, përkujtoi ngjarjet historike të 6 tetorit 1968 në Prizren, duke e cilësuar këtë datë si një moment kyç ku flamuri kombëtar u bë simbol i qëndresës dhe zgjimit kombëtar.
Ahmeti theksoi se valëvitja e flamurit kuqezi në Prizren u bë shkëndijë për demonstratat e mëvonshme në të gjitha viset shqiptare, ku kërkohej barazi, gjuhë, identitet dhe liri.
“Flamuri kuqezi nuk është vetëm një simbol që valëvitet në erë. Është historia jonë, sakrifica jonë dhe kujtesa jonë kolektive”, përfundoi Ahmeti.
Burimi: TV Festa




Leave a Reply