Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka ftuar shqiptarët që t’i bashkohen protestës së 1 Tetorit në Prishtinë, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti iu drejtua familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, kategorive të dala nga lufta, si dhe patriotëve e bashkatdhetarëve. Ai tha se protesta do të jetë paqësore dhe dinjitoze, ndërsa kërkoi drejtësi të bazuar në fakte dhe prova.

“Historia nuk mund të gjykohet. Ajo duhet të dëshmohet me të vërtetën”, shkroi Ahmeti, duke e cilësuar UÇK-në si një nga vlerat më sublime të shqiptarëve.

Burimi: Rruga