Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, njoftoi përmes rrjeteve sociale se gjatë një tubimi në Çellopek është promovuar kandidatura e Arkin Jahijit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim.

Ahmeti theksoi se Bërvenica meriton udhëheqje më të mirë dhe se qytetarët e saj meritojnë që drejtimi t’i besohet një njeriu vendas që i njeh nga afër hallet dhe nevojat e tyre. Ai vlerësoi se Jahiji i njeh mirë fshatrat, terrenin dhe mbi të gjitha njerëzit e kësaj ane.

Në përmbyllje u bë thirrje për vendimmarrje më 18 tetor, datë në të cilën qytetarët do të vulosin zgjedhjen e tyre për kryetarin e ri të komunës.

Burimi: INA