Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka publikuar shpallje për punësim në bazë të Ligjit për Bankën Popullore dhe Vendimit për Përcaktimin e Nevojës për Themelimin e një Marrëdhënie Pune të datës 29 shtator 2026.

Në konkurs kërkohet njohja e gjuhës angleze dhe aftësive kompjuterike, ndërsa për pozitat profesionale kandidatët do t’i nënshtrohen testimeve në fushat përkatëse.

Kandidatët duhet të dorëzojnë: aplikimin dhe deklaratën për pëlqim për përpunimin e të dhënave personale, biografi të shkurtër, dëshmi për shtetësinë, diplomën ose vërtetimin për arsimin e përfunduar dhe dëshmi për përvojën e punës. Dokumentet dorëzohen në Arkivin e Bankës Popullore, në Bulevardin “Kuzman Josifovski-Pitu” nr. 1, Shkup. Afati për aplikim është 7 ditë pune nga dita pas publikimit të konkursit.

Për kandidatët që punësohen për herë të parë parashihet periudhë prove prej një muaji.

Burimi: Banka Popullore e RMV-së