Ministria e Ekonomisë së Kosovës ka publikuar udhëzimet paraprake për skemën e granteve për energji të pastër, të dedikuara për bizneset prodhuese dhe përpunuese.

Skema do të mbështesë investime në: sisteme solare fotovoltaike për prodhim të energjisë elektrike, sisteme solare termike për ngrohjen e ujit, sisteme baterish për ruajtjen e energjisë, masa të efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve dhe pajisje që ulin konsumin në linjat e prodhimit.

Udhëzimet u mundësojnë bizneseve të përgatiten paraprakisht me dokumentacionin, ndërsa aplikimi realizohet përmes platformës eKosova.

Burimi: Ministria e Ekonomisë / KIESA