Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASH) ka shpallur konkursin për ndarjen e granteve të mobiliteteve afatshkurtra për vitin 2026.
Kandidatët duhet të dorëzojnë faturën e biletës së udhëtimit së bashku me kupon fiskal dhe ftesën zyrtare, ku specifikohet qartë kohëzgjatja e mobilitetit. Mbështetja financiare për shpenzimet e qëndrimit kompensohet sipas mëditjeve zyrtare, deri në 2,000 euro për periudhë deri në 2 muaj.
Aplikimi i plotë dorëzohet në zarf të mbyllur në arkivin e MASH në Prishtinë; aplikacionet e pakompletuara nuk shqyrtohen.
Burimi: MASH




Leave a Reply