Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ka hapur thirrjen e 6-të për Drejtuesit e ardhshëm të Arsimit Parashkollor.
Aplikimet pranohen në periudhën 1–31 tetor 2026, vetëm online përmes seksionit përkatës të aplikimit. Kandidatët duhet t’i kenë të skanuara në format elektronik të gjitha dokumentet përpara se të nisin aplikimin.
Trajnimi zhvillohet me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna, dhe në përfundim pjesëmarrësit testohen për t’u pajisur me certifikatën përkatëse për drejtues të institucionit parashkollor.
Burimi: Shkolla e Drejtorëve




Leave a Reply