Festivali Folklorik Mbarëkombëtar “Zani i Kombit” ka shënuar edicionin e tij jubilar – të dhjetin – duke mbledhur ansamble dhe grupe folklorike nga të gjitha trojet shqiptare.
Në dy netët konkurruese performuan ansamble si “Kastriotët” nga Ferizaj, SHKA “Zahir Pajaziti” nga Podujeva, “Ilirida” nga Shtimja, “Hajvalia” nga Prishtina, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shkupi, si dhe grupe nga Vlora, Burreli, Hasi e Istogu.
Festivali mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë folklorike shqiptare.
Burimi: Organizatorët e festivalit




Leave a Reply