Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të investojë rreth 1.4 milionë euro për rijetësimin e kinemave në vend gjatë vitit 2026.

Sipas ministrit Blendi Gonxhja, 7 salla kinemaje pritet të përfitojnë nga modernizimi i teknologjisë dhe ambienteve, me synimin për të rikthyer magjinë e filmit te publiku anekënd vendit.

Në fokus është edhe Kuçova, ku u diskutua rijetësimi i aktivitetit kinematografik dhe projekti për muzeun e ri të qytetit, që pritet të rrisë turizmin dhe numrin e vizitorëve vit pas viti.

Burimi: KultPlus