Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur punën për përgatitjen e kandidaturës që rajoni i Prespës të bëhet pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ministrat e Kulturës së tre vendeve – Blendi Gonxhja (Shqipëri), Lina Mendoni (Greqi) dhe Sedat Sulejmani (Maqedoni e Veriut) – u takuan në Prespë për të diskutuar hapat e mëtejshëm. Bashkimi Evropian do të vërë në dispozicion 2 milionë euro për hartimin e studimit të fizibilitetit.

Kandidatura synon zhvillimin e itinerareve të përbashkëta turistike dhe promovimin e vlerave natyrore e kulturore të Prespës dhe Ohrit, përmes projektit ACT4PRESPA.

Burimi: Report TV