Shqipëria pozicionohet ndër vendet me nivelin më të lartë të borxhit publik në raport me PBB-në në Ballkanin Perëndimor, sipas të dhënave më të fundit tremujore të Komisionit Evropian.
Në tremujorin e tretë të vitit 2025, borxhi publik i Shqipërisë arriti në 53.5% të PBB-së, duke e renditur vendin të dytin në rajon, vetëm pas Malit të Zi me 58.6%. Maqedonia e Veriut shënoi 50.3%, Serbia 43%, Bosnja e Hercegovina 26.4% dhe Kosova vetëm 16%.
Komisioni Evropian thekson se mbajtja e borxhit në nivele të qëndrueshme mbetet sfidë për vendet kandidate, duke kërkuar balancë mes investimeve dhe disiplinës fiskale.
Burimi: Start News




Leave a Reply