Rritja mesatare ekonomike e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pritet të arrijë në 2.8% në vitin 2026, 0.3 pikë përqindje më pak se parashikimet e mërapshme, sipas Bankës Botërore.

Raporti thekson se pasiguria globale dhe tensionet gjeopolitike po pengojnë rritjen, ndërsa rritja e çmimeve po godet drejtpërdrejt xhepat e qytetarëve. Për vitin 2027 pritet një rritje e moderuar prej 3.2%.

Banka Botërore vëren se rajoni ka potencial të madh të pashfrytëzuar – gra, të rinj dhe të tjerë që duan të punojnë, por përballen me pengesa reale në tregun e punës.

Burimi: Telegrafi