Sulmi ndaj gjinekologut Dejan Ognenoviq në poliklinikën “Bukurështi” në Shkup ka rikthyer debatin për sigurinë e punonjësve shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut. Mjeku u sulmua në ordinancën e tij duke pësuar lëndim në rruazën e qafës, pas një serie kërcënimesh të mëra më parë. Rasti është denoncuar në polici më 16 shtator.

Të dhënat e Odës së Mjekëve janë shqetësuese: sipas anketave anonime, 78% e mjekëve kanë qenë të ekspozuar ndaj një forme dhune – rreth 80% dhunë verbale dhe 6.8% dhunë fizike. Megjithatë, shumica e rasteve nuk raportohen; vitin e kaluar u regjistruan vetëm tri denoncime.

Më të rrezikuarat janë ekipet e Urgjencës, ndërsa mjekët kërkojnë videokamera, protokolle të qarta reagimi dhe butona paniku në institucionet shëndetësore.

Burimi: INA