Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar shtyrjen e finales së Superkupës së Kosovës ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.
Finalja ishte paraparë të zhvillohej më 15 shtator, por me kërkesë zyrtare të Komunës së Rahovecit, për arsye teknike dhe organizative, Bordi i FBK-së vendosi që ajo të luhet më 29 ose 30 shtator 2026, në Palestrën Sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.
Data dhe ora përfundimtare do të përcaktohen pas koordinimit të FBK-së me Komunën e Rahovecit dhe do t’u komunikohen me kohë opinionit publik.
Burimi: Telegrafi




Leave a Reply