Më 12 nëntor, në orën 20:45, stadiumi “Air Albania” do të presë ndeshjen Shqipëri–Finlandë, një nga përballjet vendimtare të Grupit C1 në UEFA Nations League.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se biletat për këtë sfidë janë tashmë në shitje, të ndara sipas kategorive të stadiumit, dhe u ka bërë thirrje tifozëve ta mbushin stadiumin për të mbështetur Kombëtaren.
Shqipëria kryeson grupin me 9 pikë, por Bjellorusia dhe Finlanda ndjekin nga afër me nga 7 pikë secila. Një fitore në këtë takim të parafundit do të ishte hap gjigant drejt sigurimit të vendit të parë dhe ngjitjes në Ligën B.
Burimi: Timoni




Leave a Reply