Ballina Lajme Studentët shkelen me vetura dhe rrahen prej “mbështetësve” të Vuçiqit
LajmeRajoni

Studentët shkelen me vetura dhe rrahen prej “mbështetësve” të Vuçiqit

Shpërndaje
Shpërndaje

Studentët po vazhdojnë edhe sot protestat në Novi Sad duke shprehur pakënaqësitë e tyre me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.Në fillim të protestave paqësore dhe gjatë heshtjes 15 minutëshe, në shenjë nderimi për viktimat e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, ka ndodhur një incident i rëndë. Gjatë aksionit “Stop, Serbi”, shoferi i një veture ka shkelur disa studentë të mbledhur në afërsi të tregut të Futoshkës, shkruan nova.rs.

Nënkryetarja e partisë opozitare, “Liri dhe Drejtësi”, Marinika Tepiq, ka publikuar videon dhe ka bërë të ditur identitetin e njeriut, vetura e të cilit shkeli disa qytetarë. “Milan Todoroviq nga Novi Sadi është pronar i kësaj Porsche”, ka shkruar Tepic në platformën X. Gjithashtu disa prej protestuesve shihen duke u rrahur prej mbështetësve, sipas mediave serbe, të presidentit të Serbisë. Ndryshe, 15 persona kishin vdekur javë më parë kur u shemb streha e jashtme prej betoni e Stacionit Hekurudhor.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Komuna e Tetovës mbyll vitin 2025 pa paga për të punësuarit me kontrata

Komuna e Tetovës po e mbyll vitin 2025 pa i ekzekutuar pagat...

Mosfunksionimi i sistemit të KSHZ-së tregon bllokim institucional në Maqedoninë e Veriut

Kanë kaluar më shumë se dy orë nga mbyllja e votimeve për...

Shqiptarët të ndarë për pushtetin që e posedojnë pakica

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët përbëjnë një faktor të...