Ballina Lajme Tragjedia në Shkup: I ri 23-vjeçar humb jetën pas rënies nga një objekt në ndërtim në Bit Pazar
Lajme

Tragjedia në Shkup: I ri 23-vjeçar humb jetën pas rënies nga një objekt në ndërtim në Bit Pazar

Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkup, ku një i ri 23-vjeçar ka ndërruar jetë pas rënies nga një objekt në ndërtim në rajonin e Bit Pazarit. Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), i riu kishte shkuar në objekt për të çuar ushqim babait të tij, i cili po punonte aty. Ai ra nga një lartësi e objektit dhe, pas marrjes së lëndimeve të rënda trupore, u dërgua në spital. Më vonë, ai ka ndërruar jetë rreth orës 20:20.

Ngjarja është raportuar në datën 12.12.2024 në ora 10:50, dhe trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. Prokuroria dhe Inspektorati i Punës janë informuar për ngjarjen, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Komuna e Tetovës mbyll vitin 2025 pa paga për të punësuarit me kontrata

Komuna e Tetovës po e mbyll vitin 2025 pa i ekzekutuar pagat...

Mosfunksionimi i sistemit të KSHZ-së tregon bllokim institucional në Maqedoninë e Veriut

Kanë kaluar më shumë se dy orë nga mbyllja e votimeve për...

Shqiptarët të ndarë për pushtetin që e posedojnë pakica

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët përbëjnë një faktor të...