Ballina Lajme Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka nisur sërish procedurën e përgjegjësisë ndaj gjykatësit Pajazit Pajaziti
Lajme

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka nisur sërish procedurën e përgjegjësisë ndaj gjykatësit Pajazit Pajaziti

Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka nisur sërish procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë ndaj gjyqtarit Pajazit Pajaziti, pas shqyrtimit të vendimeve të tij lidhur me burgimin e Blerim Ramadanit, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Iniciativa për këtë procedurë ka të bëjë me shqyrtimin e veprimeve të gjyqtarit Pajaziti në lidhje me arrestimin dhe çështjen e ekstradimit të Ramadanit, bazuar në kërkesat e Serbisë.

Në seancën e kaluar, Këshilli Gjyqësor ka marrë një vendim për të vazhduar procedurën për përgjegjësi të gjyqtarit, ndërsa inicimi i kësaj procedure ka ardhur pas një hetimi të mëparshëm që ishte refuzuar për mungesë provash. Vendimi u mor në një seancë të mbajtur me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve.

Blerim Ramadani, i cili ishte ndaluar në 17 korrik në pikëkalimin kufitar të Jazhincës, ishte i kërkuar nga Serbia përmes një fletëarresti ndërkombëtar lëshuar nga Gjykata e Beogradit. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, kërkoi ekstradimin e tij në Serbi më 25 korrik. Çështja e ekstradimit të Ramadanit u ngrit edhe gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në Shkup më 31 korrik, ku ai tha se autoritetet maqedonase duhet të vendosin në mënyrë të pavarur, duke e akuzuar Serbinë për tentim të destabilizimit të marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Më 9 gusht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njoftoi se Gjykata Themelore Penale në Shkup mori vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadanit, pas zhvendosjes së tij nga paraburgimi në arrest shtëpiak më 1 gusht. Ky rast është një nga disa që ka përfshirë shtetas të Kosovës, ish-ushtarë të UÇK-së, të arrestuar në Maqedoninë e Veriut me kërkesë të autoriteteve serbe. Gafur Dugoli dhe Tomor Morina janë arrestuar edhe më herët, por janë liruar pas vendimeve të gjykatave.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Komuna e Tetovës mbyll vitin 2025 pa paga për të punësuarit me kontrata

Komuna e Tetovës po e mbyll vitin 2025 pa i ekzekutuar pagat...

Mosfunksionimi i sistemit të KSHZ-së tregon bllokim institucional në Maqedoninë e Veriut

Kanë kaluar më shumë se dy orë nga mbyllja e votimeve për...

Shqiptarët të ndarë për pushtetin që e posedojnë pakica

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët përbëjnë një faktor të...