Ballina Korrupsion Ndërmjetësonin nxjerrjen e certifikatave dhe shtetësisë në këmbim të parave, dy zyrtar të punësuar në MPB morën kallëzime penale
KorrupsionLajme

Ndërmjetësonin nxjerrjen e certifikatave dhe shtetësisë në këmbim të parave, dy zyrtar të punësuar në MPB morën kallëzime penale

Shpërndaje
Shpërndaje

Dy punonjës të institucioneve shtetërore janë akuzuar për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. A.B., i punësuar në Drejtorinë për menaxhimin e librave amë, ka lëshuar certifikata lindjeje për persona që nuk ishin të pranishëm në vend dhe ka ndërmjetësuar për shtetësi për shtetas të huaj, kryesisht nga Turqia, duke përfituar mes 400 dhe 800 euro për secilin rast. Kjo ka shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit.

Ndërsa A.S., këshilltare për shtetësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka marrë dokumente për shtetësi për persona që nuk ishin prezentë dhe nuk kishin dorëzuar kërkesa personalisht, në shkelje të Ligjit për Shtetësinë.

SPB Veles ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Veles kundër tyre për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Shpërndaje

Komento

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artikuj të ngjashëm

Maqedonia e Veriut jashtë kontrollit: Shumë klube, pak licenca

Në fund të muajit qershor të vitit të kaluar në Shkup kishin...

Është arrestuar në Turqi lideri opozitar Ekrem Imamoglu

Kryetari i bashkisë së  Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar nën akuzat për korrupsion...

BE i bën thirrje Izraelit të ndërpresë operacionet ushtarake në Gazë

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Izraelit t’i japë fund operacioneve të fundit...